TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka konfirmuar në detyrë prokurorin Altin Dumani. Me një vlerësim unanim Dumani ka dalë i pastër si nga ana pasurore ashtu edhe nga integriteti profesional e ai moral.
Vendimi i KPK për Dumanin është pritur me duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Kujtojmë se një vendim i tillë për dumanin ishte pak a shumë i pritshëm pasi ndryshe nga rastet e tjera edhe vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs nuk ka bërë asnjë pyetje për të.
Jacobs u shpreh se kjo ishte hera e parë që atij nuk i kishin lindur pyetje për ata që kanë kaluar në sitën e Vettingut.
?Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s?kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat?, u shpreh Jacobs.
Altin Dumani pritet të jetë prokurori i ardhshëm i SPAK dhe në listën e KLP u rendit si i pari për këtë garë. Dumani i cili deri më tani mban detyrën si Prokuror i Apelit për Krimet e Rënda shihet edhe si kandidati favorit për drejtimin e SPAK, për shkak se është renditur i pari për aftësitë e larta profesionale.