Kryebashkiaku i ri i Kavajes merr detyren

2019-07-30 3

Përfundimi i orarit zyrtar të punës i dha fund edhe protestës së mbështetësve të Partisë Demokratike përpara bashkisë së Kavajës. Bashkë me ta u largua edhe ish-kryetari i Bashkisë, Isa Sakja, i cili paradite tha se nuk do ta lironte zyrën pasi për të ishte një ditë normale pune. Hyrjen në bashki mbështetësit socialistë e festuan me fishekzjarrë.

Më herët konstutimi i Këshillit Bashkiak u bë në zyrat e prefekturës pasi mbështetësit e opozitës nuk lejuan hyrjen e kryetarit te ri.

Ndryshe nga Kavaja, në Rrogozhinë stafeta kaloi paqësisht, pasi ish-kryebashkiaku Beqir Nuredini i PDIU-së liroi vetë zyrën pasardhësit. Ai tha se tha se zgjedhjet janë të paligjshme, por nuk kishte ndërmend të mbante forcërisht karrigen.

Nga 21 anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak, 20 i përkasin Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe një i Demokracisë Sociale.