RTV Ora – Edi Rama: S'kam plan të rregulloj marrëdhënien me Ilir Metën

2019-07-30 0

#rtvora
?Barra? e pushtetit që ka tashmë Kryeministri Rama nuk e lejon atë të bëjë gjumin rehat, por as të ketë në fokus zgjidhjen e krizes politike. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarë, shefi i qeverisë mohoi të ketë ndonjë përpjekje të ndërkombëtarëve për të ulur në tryezë me të Luzim Bashen.

Edi Rama: "Ka shumë detyra më të rëndësishme për mua sot sesa të pres Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin. As në ëndrrën më të keqe nuk e kam parë të katandiset sic është katandisur"

Edi Ramës i vjen keq për gjendjen e Institucionit të Presidentit, por nuk ka asnjë plan të bëjë paqe me Ilir Metën. Ndërsa për letren e kreut të Shtetit në lidhje me shqetësimin e tij për një termet të mundshmëm, Kryeministri i kujtoi dekretin.

"Tërmetin ai e ka shumë të thjesht nxjerr një dekret dhe e shtyn.Sinqerisht jam shumë i keqardhur për presidentin dhe gjëndjen e institucionit"

Pavarësisht akuzave të ndërsjellta mes mazhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi, asnjëra palë nuk pranon se ka frikë nga SPAK-u, aq më pak Kryeministri.

"Nuk është cështje Mic Sokolash është cështje veprash"

Shembja e Teatrit është e pashmangshme pasi qeveria nuk e ka ndërmend të tërhiqet.

"Është truall tërësisht pa lidhje dhe pa asnjë vlerë ndërkohë që marrim një teatër të ri"

Pas 30 Qershorit, Edi Rama i ka kthyer sytë nga Shkodra si prioritet i rëndësishmë, por pa Ditmir Bushatin në krye të këtij qarku. Ndërsa nismen për shkarkimin e një tjetri socialist, Arben Malaj, Kryeministri e hedh topin tek deputetët e tij.

Edi Rama është 100% shqiptar. Vetë kryeministri e ka përgenjështruar ministrin e jashtëm grek që deklaronte që Edi Rama ka gjak grek.

Pasi reflektoi, në fund të konferencës Kryeministri e pranoi që as ai nuk i kupton shumë prej vendimeve dhe deklaratave të bëra nga vetë ai.

"Ne shume gjera do me kundershtonte sepse sdo me kuptonte"

Disa deklarata te tjera

Për gati dy orë kryeministri Edi Rama doli para gazetarëve për tiu përgjigjur të gjitha pyetjeve lidhur me tema të nxehta të aktualitetit: Kriza politike, prishja e teatrit kombëtar, apo gjetja e një zgjidhjeje për tejkalimin e situatës.
Fillimisht Rama bëri një bilanc të qeverisjes së tij ne gjashtemujorin e parë të vitit si prioritetet për periudhën shtator- korrik 2020.

Kjo ishte konferenca e fundit e kryeministrit Rama para se të nisë pushimet e gushtit për tu rikthyer në shtator.

Ligji per mediat online eshte ne proces

"Ligji antishpifje është në proces. Kemi harmonizuar ligjin me OSBE dhe në shtator hyn në procedurë. Ligji është punuar ngushtësisht me ekspertë të OSBE"

Pyetje: A nuk mendoni se zgjedhjet e parakohshme do shuanin krizën?

Edi Rama: Jo nuk mendoj.

Njesi superspeciale per te fortet e lagjeve

Qeveria paralajmëron ngritjen e një njësie superspeciale që do të merret me të fortët e rrugëve. Kryeministri Edi Rama deklaron se do të ketë dhe reformë të daljes në pension për policët. Nuk do të ketë më policë pas moshës 55 vjeçare.

"Do të avancojmë me pagesat jashtë orarit të policisë së ...