Militantët e PD bllokojnë hyrjen në bashki të Kralit, sulmojnë edhe Prefekten e Tiranës

2019-07-30 4

Një grup militantësh të Partisë Demokratike janë mbledhur para ambienteve të bashkisë së Kavajës dhe kanë bllokuar hyrjen në derën e brendshme të saj. Për disa momente ka patur edhe tensione ku nuk kanë munguar përplasjet e militantëve të PD me policinë në mënyrë që të mos hyjë kryebashkiaku i ri Redjan Krali. Ata kanë sulmuar edhe Perfekten e Qarkut të Tiranës, Silvana Jahollari e cila po mbante një konferencë për shtyp ku po sqaronte procedurat ligjore për konstituimin e Këshillit Bashkiak.

Militantët e PD shprehen të vendosur për të mos lejuar që kryetari i ri i bashkisë së Kavajës, i cili sapo është betuar, Redjan Krali që të hyjë brenda ambienteve të bashkisë. Ndërkohë në një deklaratë për mediat kreu i Policisë së Kavajës, zot, Brokaj ka deklaruar se ai është aty së bashku me policinë për të siguruar kalimin e detyrës tek kryebashkiaku i ri Krali.

Pas acarimit të situatës policia është tërhequr për të mos krijuar agravimin e mëtejshëm të agresivitetit së ushtruar nga militantët e PD