Është konstituuar sot edhe Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës. Nga 21 anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak, 20 i përkasin Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe një Demokracisë Sociale.
Në ceremoni u betua dhe kryetari i ri i Bashkisë, Haxhi Memolla. Në këtë mbledhje ishin edhe deputetët socialistë Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali.
Rrogozhina është një prej bashkive ku Partia Socialiste nuk pati kundërshtarë përballë më 30 Qershor dhe nga PDIU-ja, drejtimin e merr Partia Socialiste.
Ish-kryetari i Bashkisë, Beqir Nuredini, tha se zgjedhjet janë të paligjshme, por nuk ka ndërmend të mbajë forcërisht zyrën.
Tv Klan