#rtvora
Sot pritet të konstituohet Këshillit Bashkiak i Kavajës dhe të betohet kryebashkiaku i ri i PS, Redjan Krali.
Ndërkohë mbështetësit e ish-kryebashkiakut të PD, Isa Sakja po mbajnë protestë.
Sakja është shprehur se nuk do e lirojë zyrën.
"Sot do të jem në zyrë, është ditë e zakonshme pune. Më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje. Kemi një dekret të presidentit të Republikës në fuqi dhe absolutisht është e pamundur që populli i Kavajës, jo vetëm demokratët e Kavajës të tolerojnë qeverinë që të emërojë në krye të bashkive të djathta dhe të majta të emëruarit e tyre të pazgjedhur. Dua t'iu bëj me dije se Kavaja kanë votuar vetëm 5% e votuesve dhe unë nuk mund ta imagjinoj dot sesi nga 5%,"-tha ai.
Ndryshe nga situata e krijuar dje në Bashkinë e Devollit, para bashkisë së Kavajës nuk ka forca policie.
Krali u shpall fitues si kryebashkiak i Kavajës, në zgjedhjet e 30 qershorit dhe pritet të marrë zyrën.
Kryebashkiakët demokrat kanë paralajmëruar se nuk do ti lirojnë zyrat e tyre për tu vendosur kryebashiakët e rinj socialistë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sot-konstituimi-i-keshillit-bashkiak-te-kavajes-pd-ne-proteste
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz