Report TV -Gara për në Gjykatë/ 24 emrat që u ‘dogjën’ për t’u bërë pjesë e Kushtetueses

2019-07-30 0

këshilli i Emërimeve në Drejtësi vijon verifikimin e kandidatëve për plotësimin e gjashtë vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, të shpallura nga Presidenti dhe Kuvendi. Javën e kaluar, KED shpalli 4 kandidatët e parë që plotësojnë kriteret për t?u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa përjashtoi nga gara pesë kandidatë. Anila Guri dhe Ilir Mustafaj u përjashtuan sepse janë shkarkuar nga Komisioni i Vetingut, ndërsa Dedë Kasneci, Mimoza Qinami dhe Vladimir Gërmenji janë përjashtuar për arsye që nuk janë bërë ende me dije nga KED. Ndërkaq, Shqiptarja.com identifikon edhe një grup tjetër kandidatësh për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët janë përjashtuar nga gara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi si dhe që janë tërhequr nga gara. Ish-drejtuesja e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, është përjashtuar nga gara për t?u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Gashi kandidoi për nga gjashtë vendet vakante nga Kushtetuesja, por u shkarkua nga detyra në të dy shkallët e Vetingut, për shkak të problemeve me pasurinë. Gjithashtu, Luan Dervishi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, nuk është kualifikuar si nga KED si kandidat potencial për Gjykatën Kushtetuese. Dervishi është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingu. Ndërkaq, Dervishi ka kërkuar në Kolegjin e Apelimit rrëzimin e këtij vendimi dhe rikthimin në detyrë. Kolegji ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje. Në 14 maji të 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka njoftuar se u ka ndaluar kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese Denar Bibës, nënkryetar i KQZ dhe Kristaq Trajës, kryetar i KKRTSH. Po ashtu, u është ndalur kandidimi Ardita Alsulës, Vasil Bendos dhe Kostandin Kazanxhiut. Përjashtimi i pesë emrave të fundit nuk ka lidhje me procesin e Vetingut. Gjithsej janë 12 kandidatë, të cilët kanë shprehur ambicien dhe kanë aplikuar për t?u bërë pjesë e drejtësisë, por që janë përjashtuar nga gara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.