Gëzim Topçiu betohet para Këshillit të ri Bashkiak të Maliqit - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-29 4

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kostituohet Këshilli i ri Bashkiak i Maliqit, nga mbledhja e zhvilluar paraditen e së hënës në ambjentet e bashkisë të qytetit.Këshilli i ri Bashkiak ka 31 anëtarë gjithsej, 26 prej tyre që përbëjnë shumicë vendim marrëse i ka përfaqësues të Partisë Socialiste.Proçesi i kostituimit ka nisur dhe u zhvillua normalisht.Me legjitimitetin e Këshillit të ri Bashkiak i hapet rruga edhe betimit të kryetarit të bashkisë që zyrtarizon përfundimisht ushtrimin e mandatit të ri.Gëzim Topçiu, kryetari aktual i bashkisë pa asnjë vështirësi e pengesë rimerr shiritin që i njeh edhe për 4 vite atributet e funksionet të drejtuesit të Njësisë Administrative të Maliqit.Për z. Topçiu ky është mandati i 6-të radhazi në krye të bashkisë Maliq duke shënuar një drejtim historik të suksesshëm si askush tjetër kryetar bashkive në Shqipëri .