Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese definim të kompetencave dhe funksionimit të qeverisë pas dorëheqjes së tij.
"Kjo nuk është me ndërhyrë në afate të zgjedhjes, por me krijuaar shembull për herët e ardhshme. Kushtetuta jonë nuk e ka precizuar se si veprohet kur Kryeministri jep dorëheqjen".
Haradinaj ka kërkuar që të mos zvarritet caktimi i datës së zgjedhjeve.
"Kam kërkuar nga presidenti, nga parlamenti, nga partitë politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për të shpallur zgjedhjet në afatin e rregullt kohor, pra të mos i vonojnë".
Ai ka ftuar për nesër në një takim dy liderët e tjerë të koalicionit qeverisës, kreun e PDK-së, Kadri Veselin dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Haradinaj është pyetur edhe për mos njoftimin e liderëve të tjerë institucionalë për dorëheqjen e tij, por ka thënë se ai e ka bërë njoftimin në vendin dhe kohën e duhur.
Tv Klan