LUSHNJE- 16 vite pasi qëndroi pas hekurave Lulzim Caka, i njohur edhe si i Forti i Beratit ka lënë qelitë e burgut. Caka njihet si vrasësi gjakftohtë ku për hakmarrje pas vrasjen së nënës së tij në vitin 1999 ai ekzekutoi Valter Begën dhe Mariglen Camin.
Caka këtë krim e kreu duke u arratisur nga qelia e burgut ku qëndronte për të tjera vepra penale. Pas këtij krimi ai do të qëndronte në arrati dhe emri i tij do të rikthej në skenë teksa tentoi të vras zyrtarët e policisë Gani Malushin drejtorin e Beratit dhe Ilir Ngresin shefin e postët Kuçovë.
Karriera kriminale e Cakës daton para vitit 1997 aty ku ai u përfshi në grupet kriminale të Kutallisë në Berat.
Lul Caka i njohur edhe si i afërt i Bujar Sulit, njohur si Loshi i Karbunarës një prej drejtuesve të bandave të Karbunarës dhe zonës Lushnjes Berat arritën të krijonin grupin e tyre.
Ky grup operonte në aksin Berat ? Fier dhe Berat ? Lushnje në grabitjen e udhëtarëve dhe pasagjerëve që përdornin këtë aks përgjatë vitit të mbrapsht 1997.
Por ky grup u përfshi në përplasje me familje të fshatit Samiticë e Kutalli nga ku u shënuan viktimat e para mes tyre dhe Pëllumb Eminin.
Në formë hakmarrje në 1999 u ekzekutua nëna e Cakës, për të cilën ai më pas kreu dy vrasje. Në vitin 2003 Caka do të sillej në Shqipëri pas ekstradimit nga Italia, por nga ai momenti ai vuri në funksion planin për ti shpëtuar burgimit me 75 vite.
Pas ekstradimit ai kërkoi rivendosje në afat dhe rishikim të dënimit, ku gjykata e lartë e më pas ajo kushtetuese i dhanë të drejtë duke rihapur procesin.