KARABURUN- Një anije turistike me 6 persona në bord ka shpërthyer në flakë në Karaburun. Anija turistike ka marrë flakë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Sapo kanë ndjerë zjarrin personat që kanë qenë në bordin e kësaj anije janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët. Ata kanë mundur të dalin me not në breg dhe nuk raportohet të kenë marrë lëndime.
Anija turistike ishte e përbërë me material druri, çka ka bërë që flakët të shpërndahen me shpejtësi në të gjithë trupin e saj.