Report TV - E mbani mend kërpudhën që u shkatërrua nga protesta e PD? Rama jep lajmin që s'pritej

2019-07-28 0

Të gjithë e mbani mënd që kërpudha para Kryeministrisë, u dëmtua nga protestat e Partisë Demokratike. Nga Salzburgu kreu i qeverisë njoftoi se ajo do të rikthehet sërish në oborrin e kryeministrisë kësaj herë 25% më e lartë se ajo e kaluara, por pas këtij vendimi i ardhur si propozim nga vetë autori i saj, Carsten Höller, ka një mesazh të fshehtë pas.

"Kemi një shfaqje shumë të bukur të punëve të tij, kishim një dhuratë nga Philippe Parreno në hyrje të Kryeministrisë, që ngjalli shumë diskutim. Ende. Miqtë e mi në opozitë duan ta thyejnë, por deri tani ka mbijetuar. Por kërpudha e ? që ishte në kopësht nuk i mbijetoi sulmit të protestuesve, sepse e thyen. E thyen dhe ishte e trishtë, por ishte edhe e vështirë t?i shpjegoje ? që nuk ishte një protestë estetike, ishte politike. Ishte kundër meje, jo kundër kërpudhës. Nuk më kapën dot mua dhe kapën kërpudhën. Kërpudha u thye. Isha shumë i lumtur kur ? më mori në telefon pas një muaji dhe më tha ?kam një ide fantastike?. Sepse i thashë ?duhet ta bëjmë prap. Do e bëjmë prap, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet. Më duket shumë e bukur, të mbijetosh me rritje e të reagosh duke u rikthyer, mezi pres kërpudhën që do jetë më e madhe tani, gjë që mund të nxisë protesta të tjera, por pastaj do e zmadhojmë më shumë, sepse jeta vazhdon?, përfundoi Rama.

Një mesazh që duket se i drejtohet opozitës, që do të thotë se ato protesta, nuk e rrëzojnë atë, por e bëjnë më të fortë për të vazhduar përpara? Kjo mbetet për t'u parë...