Shqiptarët, “rebelët” e rrugëve - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-28 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Njësia Operacionale e Policisë Rrugore monitoron çdo ditë akset që cilësohen ?njolla të zeza? për shkak të aksidenteve që ndodhin. I tillë është edhe aksi Elbasan-Peqin.Në vetëm 2 muajt e fundit kjo njësi me juridiksion në të gjithë rrugët e vendit ka pezulluar 375 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie si dhe ka vendosur 2300 masa administrative për tejkalim shpejtësisë me pak se 20km/ore mbi limitin e lejuar.Luan Lami: ?Kam këtë mesazh për drejtuesit e mjeteve. Më mirë 5 minuta me vonesë por të sigurt në destinacion dhe pushime te mbara se sa të rrezikojnë jetën e tyre por edhe të ndëshkohen me gjoba për parakalime të gabuara , shpejtësi apo shkelje të tjera?.Foto e radarit së bashku me gjobën mund t?iu vijë me postë edhe në shtëpi.Por kujdes, drejtuesit e mjeteve të cilëve nuk iu korrespondon adresa aktuale e banimit me atë në lejen e qarkullimit dhe nuk kane bërë ndryshimin sipas detyrimit ligjor, u sugjerohet të kontrollojnë online në faqen e policisë pasi mund te paguajnë edhe kamatat.