RTV Ora - Lufta Rama Basha në facebook për Teatrin Kombëtar

2019-07-28 0

#rtvora

Kryeministri Edi Rama vijon të gërmojë në arkivat e deklaratave të artistëve që janë shprehur pro ndërtimit të një teatri të ri kombëtar.

Me fjalët e regjisorit Mihallaq Luarasit, kreu i qeverisë tregon edhe njëherë që vijon të qëndrojë i palëkundur për shembjen e godinës së vjetër të Tetarit, pasi sipas tij është një turp kombëtar. Madje Rama shprehet se kjo qeveri do të çojë deri në fund amanetin e regjisorit që gjatë komunizmit u shëndërrua në shenjestër të gjuetisë së pamëshirshme të shtrigave të Enver Hoxhës.

?Ai u linçua publikisht nga vetë diktatori komunist dhe u cfilit burgjeve, duke hyrë në librat e gazetat e propagandës enveriste, si një dele e zezë e regjimit totalitar. Ai sot nuk jeton më, por e ka lënë pak vite më parë amanetin e tij për Teatrin Kombëtar. Pra ne jemi ata që sot duhet ta ndërtojmë një teatër të ri kombëtar.?

Lufta e deklaratave në facebook mes kreut të qeverisë dhe liderit të PD ka vijuar edhe këtë të djelë. Lulzim Basha shkruan se interesi i vetëm i Edi Ramës nuk është Teatrir, por afera e 20 mln eurove për ndërtimin e kullave.

?Hajduti psiqik Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla.?

Në fund të fjalës së tij Basha shprehet edhe njëherë i lumtur për nënshkrimin e e kontratës të enjten me artistët brenda Teatrit Kombëtar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lufta-rama-basha-ne-facebook-teatrin-kombetar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz