#rtvora
Tenderi për Unazën e Re ku përfshin nënkalimin te Sheshi Shqiponja është përfshirë nga hije të tjera dyshimi.
Tetë kompani kanë marrë pjesë në garën e hapur prej Ministrisë së Infrastrukturës duke dhënë ofertat e tyre nga 14 milionë euro deri në 18 milionë. Por PD në një deklaratë të posaçme për mediat akuzon se fituesi është i paracaktuar.
Edmond Spaho shprehet se qeveria ka ndryshuar rregullat e lojës duke favorizuar një kompani.
Edmond Spaho: "Me një akt të paprecedentë dhe skandaloz, Edi Rama ka ndryshuar rregullat e lojës me vendim qeverie, në mënyrë që klienti i tij, Salillari, të marrë tënderin 15 milionë euro për nënkalimin tek Shqiponja.
Sipas një vendimi të vitit 2008, një kompani nuk mund te shpallet fituese e një tenderi, nëse ka në proces kontrata publike të parealizuara në masën 70 përqind të tyre. Çdo kontratë, e lidhur në kundërshtim me këtë rregull, është e pavlefshme."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/abuzime-me-unazen-e-re-pd-rama-shfuqizoi-vendimin-pak-para-hapjes-se-ofertave
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz