Pak minuta pasi u largua ish-kryetari Bledjon Nallbati në drejtim të bashkisë me mbështetësit dhe prefektin ka shkuar kryetari i ri Duro, por dera ishte e mbyllur. Kryetari i ri Duro deklaroi se ka njoftuar policinë që të jetë prezente në hapjen e derës së bashkisë. Ai theksoi se dera do të hapet qetësisht. "I kam bërë kërkesë kryetarit paraardhës dhe komisariatit të policisë Devoll, që personat e paautorizuar nuk duhet të rrinë në territorin e bashkisë. Aty kishte njerëz që nuk janë pjesë e këtij komuniteti, nuk lejohet të protestojnë në korridoret e bashkisë. Kryetarit i kërkoj dorëzimin e zyrës. Pas orës 16:00 policia të jetë prezente në hapjen e institucionit të bashkisë. Ne do ta hapim qetësisht" deklaroi ai.