RTV Ora - Shkarkohet kryetari i Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori

2019-07-26 0

#rtvora

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ngel në veting. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot (26 korrik) shkarkimin nga detyra të tij.

"Trupi gjykues shqyrtoi cështjen në tërësi. Bazuar në aktet e administruara dhe provat e paraqitura arriti në konkluzionin se duhet ndryshuar vendimi i KPK, date 24 korrik 2018 dhe vendos shkarkimin nga detyra të Xhezair Zaganjorit" lexoi vendimin kryetarja e trupit gjykues Albana Shtylla.

Vetë Zaganjori nuk është i pranishëm në seancë.

Më 6 gusht 2018, Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK i cili linte në detyrë gjyqtarin e parë të Gjykatës së Lartë.

Sipas KPA, Zaganjori nuk justifikoi pasurite e paluajtshme, shpenzimet dhe kursimet financiare gjatë viteve si dhe shkollimin dhe jetesën e femijëve në Britaninë e Madhe dhe Gjermani.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kpa-po-jep-vendimin-xhezair-zaganjorin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz