Sektori joqeveritar kërkon reforma të thella në arsim

2019-07-26 1

Shoqëria civile kritikon Ministrinë e Arsimit se nuk ka përfshirë kërkesat dhe vërejtjet e tyre në ligjin për arsim fillor. Ministri Ademi ndërkohë këmbëngul se zgjidhja ligjore që ofron është e mirë dhe garanton shpolitizimin e arsimit. Nga UNICEF nënvizuan nevojën për edukimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve.