Për mikrofonin e Report Tv, foli edhe vëllai i Festim Latos. Isuf Lato thotë se presidenti i vetëshpallur i Çamërisë nuk ka lidhje me akuzat që ngrihen nga mediat holandeze se ishte i zhytur në borxhe miliona euroshe.
"Ai çdo gjë e ka bërë me krahët e tij. Ka punuar me devotshmëri me persona të tjerë, i kanë kushtuar rëndësi të veçantë çështjes çame, dhe ka arritur deri aty sa çështja ka bërë jehonë deri në Parlamentin Evropian", u shpreh për mikrofonin e Report Tv, vëllai i Festim Latos.
Ai thotë se nuk ka informacione nga policia holandeze për detajet e vrasjes së vëllait të tij dhe se kush mund të jenë autorët.