Ligji për Prokurorinë Publike, VMRO-ja shpalos vërejtjet

2019-07-26 0

VMRO DPMNE këmbëngul në versionin e saj të ligjit për prokurori publike. Ndryshe nga qeveria, VMRO kërkon që prokuroria speciale të jetë departament i veçantë në kuadër të Prokurorisë për krim të organizuar. Mickoski kundërshton gjithashtu që Katica Janeva të kalojë në prokurorinë republikane ndërkohë që kërkon buxhet të pavarur për Prokurorinë Publike.