Spaho: Kryetarët nuk i lëshojnë zyrat, do të vijohet me protesta - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-26 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Asnjë prej kryetareve te bashkive te djathta nuk do te dale nga zyrat per te lejuar fituesit e 30 qershorit te marrin detyrën. Nënkryetari i PD Edmond Spaho shpjegon se 30 qershori nuk ishte date zgjedhjesh e çdo rezultat i dale nga ky është proces nul, per ketë arsye opozita nuk i njeh kryetaret e rinj te bashkive. Por pavarësisht kësaj, ne ditët ne vijim nuk do te jete PD ne vijën e pare te aksionit, por qytetaret?Kryetarët e bashkive kanë shprehur vullnetin politik për të mos i lënë këto zyra përsa kohë nuk janë organizuar zgjedhje të lira e të ndershme, ku qytetarët të përcaktojnë me votën e tyre se nga kush duan të qeverisen. Kështu që është në vullnetin e qytetarëve që të veprojnë si ata e shohin të arsyeshme. Ne si forcë politike do t?i mbështesim qytetarët në qëndrimet e tyre.?Paralelisht me zhvillimet ne bashkitë e djathta, opozita do te vazhdoje betejën per zgjedhjet te lira e te ndershme, duke u përpjekur veçanërisht te ndërgjegjësoje qytetaret dhe faktorin ndërkombëtar se 30 qershori nuk përmbushi asnjë standard.?Fokusi ynë kryesor do të vazhdojë të ngelet beteja për zgjedhje të lira e të ndershme, madje edhe kjo periudhë që nuk është një periudhë e zakonshme për shkak të pushimeve e temperaturave të larta PD do të vazhdojë aksionin e saj me forma nga më të ndryshmet, pa përjashtuar as protestat.?Ndërkaq PD do te vazhdoje te mbështesë edhe kauza te rëndësishme per qytetaret siç është edhe Teatri Kombëtar.Qytetarët në shumicë nuk duan që teatri te prishet por të restaurohet. Dhe të ngelet si objekt i trashëgimisë sonë.Nga sot kryetaret e rinj te bashkive kane nisur procesin e marrjes se detyrës, por ne 27 bashkitë qe deri tani janë drejtuar nga opozita pritet qe ky proces te mos jete i thjeshte pasi te gjithë e kane beret e qarte se nuk do te dalin nga zyrat.

Free Traffic Exchange