Veliaj: Teatri do te behet

2019-07-25 2

?Tiranën nuk mund ta mbajë peng një minorancë histerike?

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thotë se kryeqyteti nuk mund të mbahet peng nga një pakicë e zhurmshme. Duke komentuar debatet për projektin e Teatrit të ri Kombëtar, Veliaj shprehet i vendosur për të çuar përpara projektet e zhvillimit në kryeqytet.

?Në Tiranë ndryshimi do të vijë edhe për çështje shumë të debatueshme, si zgjatimi i Lanës, Unaza e Madhe, Teatri i ri Kombëtar, por janë ndryshime absolutisht të nevojshme dhe të pakontestueshme. Pra, nuk mundet që qyteti të mbahet peng prej disa minorancave që do ekzistojnë gjithmonë, dhe gjithmonë nuk do të bien dakord?.

Nga Denveri i Shteteve të Bashkuara ku mori pjesë në konferencën vjetore me temë ?Qytete që rriten me gjelbërim?, Veliaj tha se edhe projekte të tjera transformuese të saj kanë kaluar sfidat e atyre që janë kundër.

?Kemi kaluar disa sfida në mandatin tonë të parë: mbaj mend këndet e lodrave, protestat kundër tyre. Edhe këtu në Amerikë shumë prej projekteve që sjellin ndryshim përshkohen nga një sens histerie, protestash apo pakënaqësie. Megjithatë, kur ndryshimi vjen, përqafohet nga të gjithë. Më vjen mirë se si Tirana, në aktivitetin më të madh të bashkive në SHBA, është sot imazhi i një Shqipërie moderne, i një Shqipërie që po ndryshon, që ka plot probleme, por që më e mira është përpara?.

Veliaj tha se fokusi në mandatin e dytë do të jetë shtimi i hapësirave të gjelbra, të cilat mbështeten nga komuniteti dhe rrisin vlerën e pronës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange