Report TV - Toyota Yaris/ Basha merret në pyetje nga prokurorët belgë: Dhashë prova të plota

2019-07-25 3

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është marrë në pyetje për rreth 90 minuta nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen e njohur si ?Toyota Yaris?, ku u kapën 3.4 milionë euro. Lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda se në dëshminë para prokurorëve belgë ka thënë ato që ka thënë në Kuvend, duke dhënë edhe më shumë informacione.

Belgët mendohet se i kanë kërkuar Bashës përgjigje për tre pyetje. Pyetja e parë është: Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Si dhe kush ia dha zotit Basha këtë informacion? Por a do të shkojë Basha nesër në prokurori?

Aksioni për bllokimin e 3.4 mln eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në ?Toyota Yaris? pa targa. Kryedemokrati Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ?Toyota Yaris?.