http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Mik Festival? ngriti siparin në qytetin e Korçës, për të dytin vit radhazi.Nën tingujt e muzikës klasike, nata e parë e festivalit ndërkombëtar iu kushtua motrave Zengo, piktoret e para femra ne Shqipëri me origjine nga fshati Dardhë i Korçës.Për Inva Mulën, ideatoren e këtij festivali, qëllimi i koncertit është përqafimi i kulturës, muzikës, artit dhe njohjes së figurave që kanë kontribuar në pasurimin e kësaj fushe.Kryetari i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo tha se evente të tilla janë një vlerë e shtuar ne kulmin e sezonit turistik e po ashtu ato e kthejnë qytetin në një pike referimi per kulturën.Festivali i muzikës internacionale do të zgjasë 6 nete me praninë e artistëve vendas. Artdashësit do të gjejnë mbrëmjeve që nga muzika klasike e deri tek krijimet më bashkëkohore.