Report TV - 'Toyota Yaris', Basha: Dhashë informacione të plota, Balla duhet të ishte në pranga

2019-07-25 0

Lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda se në dëshminë para prokurorëve belgë ka thënë ato që ka thënë në Kuvend, duke dhënë edhe më shumë informacione.

"Dhashë sot informacione të plota për Toyota Yaris edhe më shumë se kam dhënë në publik. Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga. Qeveria e Edi Ramës janë kthyer në shërbim të pastrimit të parave të drogës. Sot gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të drogës. Synimi kryesor i Edi Ramës është që përmes bashkëpunimit me krimin të akumulojë sa më shumë pushtet. Synimi i vetëm është grumbullim dhe mbajta e pasurisve dhe parave të krimit. Milot-Baldrem është pastrim parash. Pastrimi i parave po vret ekonominë. Për këtë arsye PD e ka prioritet luftën kundër pastrimit të parave. Do vëmë para dretësisë të gjithë ata që pastrojnë para krimi dhe do i konfiskojmë paratë e krimit.

Dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave. Dhashë informacione të plota mbi çështjen duke i qëndruar asaj që kam dhënë në publik", tha Basha.