Han: Remitencat në disa vende evropiane, jo të shëndetshme

2019-07-25 0

Presidenti francez Macron, gjazë vizitës së tij të fundit në Beograd për herë të parë, konfirmoi se procesi i negociatave për anëtarësim mund dhe duhet të zhvillohet paralelisht, ky është një hap i madh përpara, tha në konferencën e sotme të shtypit në Qeveri, komisionari për zgjerim në BE , Johannes Hahn.Ai shprehu besim se Maqedonia do të marrë dritë jeshile në tetor, kur priten që vendi të merr datën për fillimin e negociatave me BE-në. Han gjithashtu vlerësoi opozitën, sepse, siç tha ai, po merr pjesë në mënyrë konstruktive në punën e Kuvendit.I pyetur nga gazetarët se si ai mund t'i shpjegoj gjendjen e vendit një të një të riu, i cili është lodhur nga pritja dhe dëshiron të largohet nga vendi, Han tha se shifrat ekonomike në vend tregojnë përmirësim dhe se po punohet që të rinjtë mos ta lëshojnë vendin."Shkalla e papunësisë është në rënie dhe shpresoj që këtë ta vërejnë edhe qytetarët. Ne kemi për qëllim krijimin e kushteve ekonomike që do të mundësojnë që njerëzit të qëndrojnë këtu dhe të mos emigrojnë, kjo është e rëndësishme sepse është jo e shëndetshme për Evropën nëse kemi një situatë ku disa vende varen nga remitencat. Doja që negociatat eme BE-në të fillojnë më herët, por ja që kemi rregulla ku duhet të marrim mbështetje nga të gjitha vendet", tha Han.

Free Traffic Exchange