TIRANE-Ndihmësja ligjore, Maela Alicanaj, njëkohësisht studente e Magjistraturës u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa gjykuese që kreu procesin e rivlerësimit për të përbëhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Genta Tafa Bungo anëtare.
Alicanaj u hetua për të tre kriteret dhe u konsiderua e përshtatshme. Maela Alicanaj ka punuar si avokate e Shtetit në zyrën vendore të Vlorës, përpara se të emërohej këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa tashmë pas kalimit të vettingut është emëruar gjyqtare, raporton Arsen Rusta.