Ersekë, banorët protestojnë: Qeveria na harroi, jetojmë në mjerim - Lajme - Vizion Plus

2019-07-24 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Disa banorë te fshatit Qafzezë në Erseke, të cilët u prekën nga tërmeti i një muaji më parë, u mblodhën këtë të mërkurë para bashkisë. Ata protestuan, duke thënë se premtimet e dhena nga qeveria për ringritjen e 14 banesave nuk janë mbajtur.Banorët shprehen se ndihma e shtetit është ende e vonuar. Ata kërkuan një reagim të menjëhershëm, pasi kushtet me të cilat po jetojnë tani, janë të mjerueshme.Protestuesit thanë se ndihma e premtuar nuk po mbahet jo vetem ne fshatin e tyre por edhe ne Floq dhe ne Vidohovë, e ne rast se nuk do te kete asnjë reagim , tubimi do te pershkallzohet.Vetëm pak ditë më parë fadromat u dërguan në fshatin Floq ku në prani të ministres Belinda Balluku dhe kreut të emergjencave civile Haki Çako u deklarua se niste puna për ringritjen e banesave të prishura. Por në terren, nuk ka punime intensive dhe konkrete që shtëpitë e shkatërruara të ringrihen sipas premtimit deri në muajin shtator.

Free Traffic Exchange