Shkarkimi i Metës, Kuvendi i drejton letër Komisionit të Venecias - Lajme - Vizion Plus

2019-07-24 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kuvendit të Shqipërisë i ka drejtuar një letër presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio, ku I kërkon një opinion në lidhje me situatën politike në vend dhe kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.Përmes kësaj letre drejtuar Buquiçhio kryeparlamentari Gramoz Ruçi kërkon mendim mbi situatën në Shqipëri, duke e konsideruar të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për mirëfunksioninim e demokracisë në Shqipëri.Përmes kësaj letre Ruçi i drejton 8 pyetje Komisionit të Venecias lidhur me rolin e Presidentit Meta.