Në aksin rrugor Milot-Rreshen, në Fushë-Milot, mjeti me drejtues shtetasin E.H.,23 vjeç, banues në Tropoje është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë
Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasi F.S., 46 vjeç,banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues A.M.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.