Report TV -Aksident në Divjakë, makina përplas çiklistin

2019-07-24 0

Aksidenti i tretë ka ndodhur në Divjakë përballë gjimnazit. Një 50-vjeçar, Edmond Gjini sapo kishte marrë bukën dhe po kthehej për në shtëpi me biçikletë kur u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një 30-vjeçar. 50-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë dhe sipas mjekëve nuk ka rrezik për jetën.