Për kryeministrin Zoran Zaev, Vilma Ruskoska nuk është patjetër të jetë në krye të PSP-së së re të bashkuar me Prokurorinë për ndjekjen e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Zaev tha se zgjedhja duhet të bëhet në Këshillin e prokurorëve, dhe ky është qëndrim më ndryshe nga ai i mëparshmi kur për te Ruskoska ishte zgjedhja logjike. Ekspertët thonë se nuk është e keqe ideja që kryeprokurori në këtë Prokurori të jetë i huaj.