VMRO: Pse Janeva nuk i denoncoi shantazhuesit?

2019-07-24 0

VMRO-DPMNE pyet se përse prokurorja speciale, Katica Janeva nuk e ka paraqitur, nëse e ka ditur se edhe njerëz të tjerë e kanë përdorur emrin e saj për shantazhim. Opozita përsëriti edhe një herë se Janeva dhe LSDM-ja fshehin njerëzit në mënyrë që të mos zbulohet nëse në këtë skemë ka të përfshirë persona nga kryesia e partisë në pushtet.