Sekuestrohen në Elbasan 500 mijë euro pasuri e dy grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çalës

2019-07-23 1

ELBASAN- Një pasuri që kap vlerën e 500 mijë eurove i është sekuestruar dy grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çalës, prej muajsh në arratipër vjedhjen e 4.6 milion eurove nga barku i avionit. Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar ?Kusarth?, me pretendimin se aksionet, apartamentet dhe truallet, në pronësi të dy vëllezërve janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Mësohet se janë sekuestruar:

-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;
-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-50 % e aksioneve të një shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan. Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato kapin vlerën rreth 500.000 Euro.

Uniformat blu bëjnë të ditur se po vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të Klement Çalës ose familjareve të tij.