Rrezikshmëria e internetit, psikologia për Report Tv: Disa mënyra si mund t'i mbrojmë fëmijët tanë

2019-07-23 1

TIRANË-Lehtësisht sot fëmijët të moshave të ndryshme mund të bien pre e mashtrimeve dhe rrezikshmërisë që u vjen nga interneti. Përdorimi i telefonave personalë, të prindërve apo hyrja në qendra interneti është lehtësisht e aksesueshme për ta dhe jo pak herë lindin edhe konflikte fizike mes tyre.

Shqetësimi buron nga çdo prind dhe sipas psikologëve janë këta të fundi që kanë në dorë parandalimin. Psikologia Arlinda Shella, në një intervistë për Report Tv shpjegoi se prindërit duhet të kontrollojë kohën që fëmijët e tyre qëndrojnë në rrjete sociale, youtube apo videolojëra të ndryshme. Mbi të gjitha, ata duhet të mbajnë në vëzhgim limitet, informacionin apo gjithçka shohin fëmijët në internet.

?Nëse ti i thua fëmijës tënd mos e bëj këtë duke mos i dhënë një alternativë tjetër, është shumë e vështirë edhe për fëmijën, që ta pranoje këtë lloj detyre që jep prindi, kështu që në një farë mënyre duhen gjetur alternativa të tjera, një angazhim në sport, një angazhim në një kurs, një angazhim në lojërat që e përfshijnë atë dhe nxisin dhe pjesën e krijimtarisë dhe pjesën e kreativitetit?-u shpreh psikologia

Free Traffic Exchange