Ramush Haradinaj niset per ne Hage

2019-07-23 0

Ish-kryeministri do t?u përgjigjet akuzave për krime lufte

Fiks në orën 12.00 kryeministri Ramush Haradinaj ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për të udhëtuar për në Hagë, aty ku pritet të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit nga dhomat e specializuara. Por ende nuk është bërë e ditur se për cilat raste konkretisht Haradinaj do të merret në pyetje.

Haradinaj nuk ka preferuar të ndalet e të flasë për media. Megjithatë para nisjes për në aeroport ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën.

?Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!?, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj edhe dy herë më parë ishte përballur me Tribunalin e Hagës por në të dyja rastet është shpallur i pafajshëm. Ndërsa një herë ishte ndaluar në Francë me fletëarrest të Serbisë ku ka qëndruar për rreth 4 muaj për tu shpallur i lirë më pas nga Gjykata në Colmar të Francës.

Ramush Haradinaj të premten ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pasi është ftuar nga Gjykata Speciale për tu marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

Haradinaj edhe në vitin 2005 kishte dhënë dorëheqje nga po i njëjti post pas 3 muajsh qeverisje për shkak të ballafaqimit të tij me atëherë Tribunalin e Hagës.

Tv Klan