Lulzim Basha është thirrur të enjten nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për llogari të autoriteteve belge për dosjen ?Toyota Yaris?.
Në Qershor të vitit të kaluar në portin e Durrësit në një makinë të tillë që vinte nga Belgjika u gjeten 3,4 milionë euro. Një grup prokurorësh nga ky vend kanë mbërritur tashmë në Shqipëri dhe do qëndrojnë disa ditë. Lulzim Basha në foltoren e parlamentit përpara se të kapeshin paratë deklaroi se drejt Shqipërisë ishin nisur paratë e një grupi kriminal dhe garantues i tyre ishte Taulant Balla. Pikërisht për këto deklarata në 22 maj të atij viti autoritet belge i kërkuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda dëshminë numrit një të opozitës.
Belgët kërkojnë të dinë nga Luzlim Basha nga cili e ka marrë informacionin se në Portin e Durrësit do të mbërrin makinat me para dhe nëse ka dijeni për prejardhjen e tyre. Ndërsa në nën hetim nga drejtësia belge janë 12 persona. Gjithashtu belgët do të marrin dëshmitë e katër personave të arrestuar deri tani Edi Lika, Klevi Cani, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Këta kanë transportuar me trailer makinën ku u gjeten paratë. Transporti është bërë për llogari të dy kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi të cilët zotëronin një agjenci për dhënien me qira të automjeteve. Prej njëviti ata janë në arrati.
Tv Klan