Duartrokitet nga gazetarët, kalon Vettingun Çela, rivali i Markut për Prokurorinë e Përgjithshme

2019-07-23 0

TIRANE - Konfirmohet në detyrë prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, kandidat për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. Pas senacës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin këtë të martë duke e konfirmuar në detyrë Çelën.

Vendimi është pritur me duartrokitje në sallë, ndërkohë i pranishëm në seancë ishte edhe vetë Olsjan Çela si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

Kandidat për prokuror të Përgjithshëm janë 4, bashkë me Çelën. Arta Marku, prokurore e përkohshme, që kërkon një mandat të plotë kushtetues, Fatjona Memçaj, prokurore e Apelit dhe avokati Lulzim Allushaj.

Olsian Çela është rivali kryesor i Arta Markut në garën për Prokuror të Përgjithshëm.
Vendimi i parë që pritet të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit do të jetë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar.

Pas zgjedhjes, KLP i liston kandidatët sipas pikëzimit.

Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 e votave në Kuvend dhe ka një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Free Traffic Exchange