KORÇË- Roland Luli, një i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vjedhje me armë dhe Mirel Fasho, rezultojnë të jenë drejtuesit e grupit kriminal të përbërë nga 8 persona në Korçë. Të dy së bashku kanë ngritur një rrjet të konsoliduar të trafikut të vajzave nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, të cilat i shfrytëzojnë për prostitucion në disa zona të shtetit Helen. Tetë personat e arrestuar disa ditë më parë nga prokuroria e Korçës janë lënë nga gjykata në masën e ?arrestit në burg?. Megjithëse për Rezarta Mehmetllari dhe Ermal Basha, vunë si garanci pasurore 10 milion lekë të vjetra dhe 5 milion lekë të vjetra, sërisht ata nuk janë liruar nga gjykata e Korçës. ?Shqiptarja.com? publikon sot të plotë veprimtarinë kriminale të këtij grupi, që tarfikonte vajza dhe kultivonte drogë në zonat e thella të Maliqit. Dosja është administruar nga prokurorja e çështjes Dhorina Theodhori, e cila për disa muaj hetime së bashku me policinë e Korçës kanë zbuluar se Mirel Fasho, Roland Luli dhe Rezarta Mehmetllari kanë krijuar kushtet për të trafikuar një vajzë nga Mollasi i Elbasanit në Greqi, për ta shfrytëzuar si prostitutë.Gjatë operacionit për goditjen e këtij grupi, policia e Korçës sekuestri disa armë, municione dhe asgjësoi një parcel me 1709 rrënjë kanabis.