SHBA kërkon të mos cënohet Marrëveshja e Prespës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-22 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pak ditë pasi Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dhendhias u takua në Uashington me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo, zbarkon në Athinë dhe në Shkup  Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Filip Riker.Në agjendën e tij sipas komunikatës së Departamentit të Shtetit, Riker do të nisë vizitën e tij në Greqi ku do të takojë përfaqësuesit e Qeverisë së re, opozitën, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.Më pas do të vijojë turin ballkanik në maqedoninë e veriut ku do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev.Në fokusin e takimeve do të jenë dhe mesazhet e shteteve të bashkuara për vijimin e zbatimit të marrëveshjes së prespës si dhe tema të integrimit të maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.Riker është diplomat me experience në cështjet ballkanike, pasi kohë më parë ka qenë ambasador i SHBA-se në Maqedoninë e Veriut.Herën e fundit ka vizutar shkupin  në mars të këtij, por në cilësinë e këshilltarit politik të komandantit të Komandës evropiane të forcave ushtarake të SHBA-se, përpara se të emërohej në postin e lartë të diplomacisë amerikane.