RTV Ora – Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e BD për rezultatet në bashkinë Selenicë

2019-07-22 0

#rtvora
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e BD për rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershiorit në bashkinë Selenicë

Bindja Demokratike ankimoi për rezultatin e 5 bashkive asaj të Selenicës, Shijakut, Kurbinit, Tiranës dhe Beratit.

Pas marrjes së vendimit, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj tha se: "Ne kemi nevojë për ndryshime të thella politike që duhet të sistemi zgjedhor, ndryshime që nuk i lënë partitë e mëdha të vjedhin vota, siç ndodhi edhe kësaj here kur nuk kanë nevojë të vjedhin vota dhe një proces që ti japë akses transparencës dhe jo mbulimit të së vërtetës e manipulimit.

Qenia e BD ishte përpjekje për të vërtetuar këtë sistem të keq të funksionim, përpjekje që partitë e tjera që nuk hynë në zgjedhje nuk i bëjnë dot sepse nuk legjitimohen fare për të ndjekur procesin e ankimimit. BD shërbeu për të treguar se sa keq funksionin sistem zgjedhor ku njëra palë vjedh vota dhe gjykata më tepër se të bëjë transparencë ka hall të mbuloj manipulimin që ka ndodhur."

Kolegji Zgjedhor do shqyrtojë gjithashtu edhe ankimimin e Leonidha Hristos për Bashkinë Finiq

Gjatë mbledhjes Topalli tha se janë evidentuar shkelje të rënda administrative, në votime dhe numërime.

Sipas tij këto shkelje janë dokumentuar nga vëzhguesit e Bindjes, edhe pse nuk kanë mundur të jenë të akredituat pasi KQZ nuk i ka pranuar. Topollaj tha se KQZ nuk ka kthyer fare përgjigje edhe pse Kodi Zgjedhor është i qartë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nis-mbledhja-e-kolegjit-zgjedhor-shqyrtohet-ankimimi-i-bd-rezultatin-e-5-bashkive
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz