TIRANË- Shënohet një incident në protestën e banorëve të Astirit ku prezentë ishin edhe militantë dhe figura politike të opozitës.
Mbrëmjen e së dielës, ata kanë dalë në protestë në zonën e Unazës së Re duke bllokuar qarkullimin dhe kanë qëlluar me gurë një automjet të forcave të Rendit për të kërkuar largimin e tyre nga zona. Nuk i ka shpëtuar gurëve as autoambulanca. Ajo ishte nisur drejt Pezë Helmës, pas një raportimi për në të sëmurë, po ajo është ndalur nga protestuesit duke u goditur me gurë, ku për pasojë është thyer xhami i saj.
Gjithashtu, kaos është shkaktuar edhe në trafik, ku automjetet janë detyruar të kthehen mbrapsht në autostradë.
Prej muajsh, banorët tek zona e ?Astirit? në Tiranë kanë dalë në protestë kundër prishjes së bizneseve dhe banesave të tyre si pasojë e projektit të Unazës së Re.