Report TV - Partia Demokratike fut në 'sitë' të gjithë zyrtarët e saj/ FORMULARI

2019-07-22 0

TIRANË- Partia Demokratike nis 'vettingun' brenda strukturave të saj. PD ka kërkuar nga zyrtarët e saj dhe kandidatët për zgjedhje vendore apo parlamentare të plotësojnë një formular vetëdeklarimi, të ngjashëm me atë të dekriminalizimit. Ndërsa nuk dihet se kush do të monitorojë dhe verifikojë të dhënat që do të deklarohen prej tyre.

Gazetari i Report Tv Elis Memelli raporton se ky proces ka nisur që në shkurt, dhe pritet të përfundojë brenda 31 gushtit.

Në formularin 13 faqesh që Report TV e disponon, bien në sy disa pyetje që zyrtarët e PD do të duhet të plotësojnë.

Krahas çdo eksperience punësimi apo niveli arsimimi, ata që do i nënshtrohen këtij vettingu do duhet të deklarojnë edhe raportin e tyre me ligjin.

Formulari kërkon të detajuar në qoftë se zyrtari ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet shqiptar ose i huaj dhe a është dëbuar nga ndonjë shtet.

Ai kërkon informacióne edhe nëse zyrtari demokrat ka qenë i përfshirë në veprimtari politike duke nisur nga viti 1944 deri në vitin 1991, por edhe eksperiencën e tyre politike nga viti 1991 e deri më sot.

Kjo është një procedurë e re që aplikohet për anëtarësimin e anëtarëve në PD pasi më herët anëtarët e saj nuk i nënshtroheshin asnjë procesi të tillë.

Free Traffic Exchange