Liqeni i Kukësit është kthyer një mjedis të papërshtatëshëm, kjo për shkak të ndotjes që mbizotëron përgjatë gjithë bregut të tij. Qytetarët shprehen të pakënaqur nga ky fakt, dhe presin nisma për ta shfrytëzuar këtë pasuri të qytetit për turizëm.
Kukësi, megjithë resurset e shumta turistike nuk po arrin të konsolidojë e ta verë në efiçense këtë sektor të rëndesishëm ekonomik. Liqeni i Kukësit, i mrekullueshme nga pamjet nëse i sheh nga larg, i rrethuar nga livadhet,pyjet,malet e rruga e kombit, është njëri prej këtyre potencialeve të pazëvendësueshme. Një pjesë e qytetarëve të Kukësit e shfrytëzojnë këtë pasuri ujore për peshkim e disa të tjere për të larguar vapën e kësaj vere në pamundësi që të shkojnë në breg të detit. Ndërsa sot aty gjen vetëm disa pensionistë dhe familjarë që kanë improvizuar një tendë ku kalojnë një pjesë të ditës.Por ata përballen me një mjedis aspak të këndshëm e me një nivel të lartë ndotje dhe prani të lopëve në breg të liqenit.
"Ndotja në liqenin e mbizotëron përgjatë gjithe bregut të tij.Në rastet e prurjeve gjatë pranverës dhe vjeshtës,sipërfaqja e tij ndotet nga mbetjet urbane dhe plastike dhe kur niveli i ujrave bie,e gjithë sasia e mbetjeve mbetet përgjate bregut të liqenit, për pastrimin e të cilit nuk ka asnje projekt konkret dhe institucionet vendore ka bërë pak për të përmirësuar situatën."- shprehet një banor i Kukësit.