Basha: Rama kryeministri më hajdut dhe mashtrues - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-22 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me mbështetësit demokratë në Lezhë është shprehur se kryeministri Edi Ramën është problemi  më i madh për ekonominë, papunësinë dhe shkatërrimin e drejtësisë.Ndër të tjera duke ju referuar skandalit të Gjykatës së Durrësit, e cila sipas tij, me kërkesën e dyshes Rama-Dako ndryshoi në mënyrë të paprecedentë, vendimin e saj të mëparshëm për pavlefshmërinë e mandatit të prodhuar nga 30 qershori.?Kjo tregon se drejtësia është tërësisht e privatizuar nga Edi Rama. 3 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, drejtësia është tërësisht e kapur nga Rama. Kjo është arsyeja pse drejtësia nuk funksionon. Edi Rama është kryeministri më hajdut, më arrogant, dhe më mashtrues më historinë e Shqipërisë. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. Nëse shqiptarët nuk kanë të hanë është sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe janë shpërdoruar për tekat e Ramës në lluks dhe fasada.?Gjithashtu nga Lezha kryedemokrati ka komentuar koncesionin Milot-Balldren, duke e cilësuar atë një kusari, papunësi dhe vrasje të shpresës.?Nëse shqiptarët janë pa punë, është sepse ekonominë, paratë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Ramës. Nëse shqiptarët nuk kanë shpresa është sepse shpresat e tyre i ka vrarë Rama me oligarkët hajdutë, siç po bën edhe këtu në Lezhë me kusarinë Milot Balldren.?Ndërkohë lideri i opozitës theksoi rëndësinë e avancimit të objektivit madhor të PD, që, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, të shndërrohet nga shumica morale e vendit në shumicë qeverisëse.?30 qershori, në këtë pikëpamje vetëm ka përforcuar dhe konfirmuar si të drejta shqetësimet dhe rrugëdaljet nga kriza që kemi parashtruar: një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, çuarjen para drejtësisë të të gjithë politikanëve dhe kriminelëve, të faktuar para të gjithë botës si hajdutët e zgjedhjeve, dhe zgjedhje të parakohshme?