Report TV - Durrës/ Sulmi ndaj Plaurent Dervishajt u realizua nga një skuadër me 5 persona

2019-07-22 3

Sulmi me armë në 20 qershor 2019 në Durrës, ndaj Plaurent Dervishaj, Julian Meçes dhe mikut të tyre Bashkim Haxhija, është organizuar nga pesë persona, ku dyshimet e prokurorëve dhe policëve janë se autorë janë nga Durrësi dhe Shijaku. Ka indicia të forta se pesë autorët janë paguar nga një grup kriminal i fuqishëm në Durrës, grup ky që ka si aktivitet parësor trafikun e heroinës. Atentati që tronditi Durrësin, dyshohet se ka lidhje për një konflikt pronësie mes disa emrave të grupeve rivale në qytetin e Durrësit. Hetimet e kryera gjatë këtyre ditëve nga policia dhe prokuroria e Durrësit por dhe nga analizimi i të gjitha pamjeve filmike të sekuestruara në segmentin rrugor, nga janë larguar autorët e krimit, hedhin dritë se se në atentatin mafioz kundër Plaurent Dervishaj, Julian Meçes dhe Bashkim Haxhija, kanë marë pjesë pesë persona (shiko videon)Në dinamikën e krimit që ka ngritur grupi hetimor, del e provuar se pesë personat kanë pasur role të caktuara dhe të ndryshme nga njëri-tjetri, por me një objektiv të vetëm, eleminimin fizik të Plaurent Dervishaj dhe miqve të tij.Një burim pranë grupit të hetimit i tha ?Shqiptarja.com? se tre nga pesë personat shfaqen në vendin e krimit, ku dy shtetas qëllojnë plot 43 plumba kallashnikovi mbi makinën ?Range Rover?, ku ndodhej Dervishaj, Meçe dhe Haxhia. Ndërsa personi tjetër i tretë që ka marë pjesë në këtë atentat është shoferi i BMË-së, i cili i ka afruar pranë objektivit dhe më pas larguar qitësit e skuadrës së vrasësve, të përbërë nga 5 persona. Nga analizmi i kamerave të sigurisë së disa bizneseve, është provuar se një person i katërt ka mbikqyrur të gjitha lëvizjet që ka bërë Plaurent Dervishaj, nga Durrësi në kalatën e portit të Peshkimit dhe më pas në fshatin Koxhas të Shijakut, pasi Plaurent Dervishi, kishte filluar punimet për hedhjen e themeleve dhe ndërtimin e një banesë private aty.

Personi i katër ka qënë në rolin e survejuesit dhe informimit të grupit të qitësve që kishin marë përsipër të vrisnin Plaurent Dervishaj. Ndërsa personi i pestë sipas burimeve të grupit hetimor ka qënë një person që ka qëndruar në pritje të mbëritjes së BMË, prej nga u qëllua me breshëri automatiku. Ky person i pestë ka qëndruar në pritje me një automjet të bardhë, në autostradën Durrës-Tiranë, në rrugën dytësore, pranë kompanisë ?Meshkurti?, ku sapo është afruar makina tip BMW, tre autorët i kanë vënë zjarrin me benzinë dhe më pas kanë hipur tek mjeti tjetër duke u larguar, duke mos u arrestuar sot e kësaj dite. Të gjitha pamjet filmike të sekuestruara por edhe 43 copë gëzhoja automatiku të gjetura në vëndgjarje prej disa ditësh janë ndërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore.