RTV Ora - Masat kundër aksidenteve, Tola: Shkeljet më të shpeshta, shpejtësia e konsumimi i alkoolit

2019-07-22 0

#rtvora

Në një kohë që ndodhemi në sezonin turistik, rrugët e vendin vijojnë të kenë problematike për sa i përket trafikut të rënduar dhe aksidenteve. Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola bën të ditur akset më problematike në vend, dhe masat që janë marrë për mbarëvajtjen e sezonit. Tola teksa i bëri apel drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregulla të qarkullimit rrugor, pohoi se në rrugët e vendit duhet shtuar sinjalistika rrugore për parandalimin e aksidenteve.

Ashtu si çdo vit, edhe gjatë këtij sezoni turistik, në disa prej rrugëve të vendit vijojnë problematika për sa i përket qarkullimit të automjeteve dhe trafik të rënduar.

Akset më problematike sipas Drejtorit të PolicisëR janë rrugët që të çojnë drejt destinacioneve turistike, ndërsa plani i masave është hartuar që në muajin prill dhe maj.

Për të garantuar sigurinë e mjeteve policia rrugore ka angazhuar edhe shërbime shtesë, pasi shkeljet më të shpeshta gjatë kësaj kohe janë shpejtësia dhe konsumimi i alkoolit.

Tola u shpreh ndër të tjera, se një risi e këtij sezoni ka qenë edhe dërgimi i gjobave në adresën e shkelësit.

Sa për aksidentet rrugore, Tola shtoi se ky 6 mujor, krahasuar me atë të një viti më parë kanë shënuar ulje, por nevojitet dhe përmirësimi i sinjalistikës rrugore, për ti parandaluar këto përplasje që shpesh herë rezultojnë fatale.

Teksa drejtori Tola jepte një intervistë për gazetarët, në autostradën Tiranë-Durrës, pa krahëve të tij u regjistrua një aksident, fatmirësisht vetëm me dëme të vogla materiale.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/masat-kunder-aksidenteve-tola-shkeljet-me-te-shpeshta-shpejtesia-dhe-konsumimi-i-alkoolit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange