http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndonëse gjatë ditët e fundit kanë ndodhur dhjetëra aksidente me pasoja të rënda, sipas policisë rrugore krahasuar si 6 mujor me vitin e kaluar numri është më i vogël.Nga autostrada Tiranë-Durrës, numri 1 i rrugorëve bëri apel për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.MITAT TOLADREJTOR I POLICISE RRUGOREThirrje shoferëve mos të ecin me shpejtësi, të lidhen gjithmonë me rrip sigurimi, të sigurojnë fëmijët në sediljet e tyre, respektimi i distancës së sigurisë, të mbajnë gjithmonë vëmendjen në timon dhe jo në celular. Kjo sjellje është ndëshkuar më shumë. Janë 90 mijë masa vetëm për 6 muajt e parë.Tola u tërhoqi vëmendjen shofereve të mos harrojnë se tashmë gjobat vijnë në shtëpi.MITAT TOLADREJTOR I POLICISE RRUGORENë themel është kontrolli i shkeljeve për shpejtësinë, që konsumojnë alkool, vendosja e rripit të sigurimit etj, shkelje që evidentohen nga kamerat, radari etj. Edhe në momentin kur nuk ndalet dot shoferi vendoset gjoba dhe i dërgohet në adresën e banimit të pronarit të makinës. Gjoba e tyre shkon me postë në shtëpi. Normalisht ky sistem ka filluar të funksionojë dhe do të përmirësohet më tej me përsosjen e sistemit të adresave"Edhe ne kohën që drejtori i policisë rrugore po jepte këtë prononcim për mediat pas krahëve të tij ndodhi një aksident pa pasoja për shkak të mos respektimit të distancës nga ana e drejtuesve te mjeteve.