Reagimeve për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u janë bashkuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkurtimisht duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës, DASH tha se e respekton pranimin e Haradinajt për tu paraqitur në Hagë në cilësine e dëshmitarit për krimet e luftës në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t?u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën?, tha DASH.
Ramush Haradinaj, i përlotur, doli dje para mediave në Kosovë duke thënë se nuk mund të shkonte në Speciale si kryeministër i Kosovës, pasi kjo do të ishtë një njollë për vendin e tij. Më gjasë, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme.