Ministri Çuçi: Perimet shqiptare në ekspansion, djathi ynë në SHBA - Lajme - Vizion Plus

2019-07-19 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prodhimi i produkteve ?made in albania? ka njohur rritje të ndjeshme, duke kufizuar me tre herë raportin import- eksport.Për herë të parë në historinë tonë 30-vjecare, kemi një ulje të raportit import-eksport nën 3. Duhet të mendojmë që në vitin 2013 ky raport ishte rreth 6.Sipas ministrit në 6 muajt e parë të këtij viti bujqësia ka njohur rritje me 24 %. Ndërkohë që perimet vijojnë të mbajnë peshën kryesore në eksportin e prodhimeve.Shqipëria vazhdon të jetë një ndër 20 vendet e para në botë për eksport të domates në volum. Në grupin e perimeve kemi edhe produkte të vecanta me rritje që shkon mbi 80%.Por ministria njoftoi se për herë të parë ka nisur eksporti i bulmetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.Harta e vendeve ku eksportohen produktet tona është e gjerë. Përmend këtu shtete si Italia, Gjermania, Suedia, Çekia, Anglia, Polonia, Kroacia etj. Krahas vendeve të BE-së, jemi zgjeruar edhe në tregje të reja si India, ku kemi rritur eksportin e mollëve në 65%. Edhe produktet me origjinë shtazore për të cilat ne kemi vështirësi në shitjen jashtë vendit, ka lajme të mira. Për herë të parë ka nisur eksporti në SHBA i djathit ?Made in Albania?.Për ministrin këto shifra nuk janë të rastësishme, por janë rezultat i politikave të ndjekura, si dhe janë një dëshmi e qartë e cilësisë së produkteve që prodhohen në vend.